Izraeli do të zhvillojë një stërvitje ushtarake nesër në mëngjes, ka njoftuar ushtria e vendit.
Në një postim në “X”, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se stërvitja do të mbahet në brezin bregdetar verior dhe në zonën e Galilesë, një rajon afër kufirit me Libanin dhe Sirinë.
“Nuk ka frikë nga një incident sigurie”, thuhet tutje në njoftimin e IDF-së.
Kjo vjen pasi ushtria sot më herët njoftoi se ka përfunduar një fazë tjetër në përgatitjen për një luftë të mundshme në frontin e saj verior me Libanin dhe Sirinë.
