Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Debat Plus me Ermal Pandurin që transmetohet në Klan Maqedoni, ka folur për vendimin e gjykatës që vulat ti përdorë ASH-ja që drejton ai dhe aktualitetin politik.
Sipas Selës, i qëlluar ka qenë vendimi i ASH-së për të emërtuar Krenar Llogën në krye të ministrisë së drejtësisë.
“Mendoj që ASH-ja po punon për më tepër drejtësi, pa ndikime politike, ASH-ja nuk ka asnjë far ndikimi tek ndonjë gjyqësorë apo prokurorë publik”, tha Sela.