Partia Demokratike Shqiptare dega Karshiakë ka organizuar iftarë në Fshatin Studeniçan.
Pjesë e këtij iftari të organizuar nga dega e Studeniçanit ka qenë edhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, raporton indeks.mk
Kujtojmë, Partia Demokratike Shqiptare është parti që ka nënshkruar koalicion me BDI-në që në zgjedhjet e majit të jetë nën ombrellën e “Frontit Europian” s’bashku me Lëvizjen Populli, Partinë Demokratike Turke dhe Partinë Demokratike Europiane.
Pjesë e Frontit Europian sot pritet të bëhet edhe Unioni i Romëve dhe brenda javës pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja me Aleancën për Shqiptarët./indeks.mk/https://www.facebook.com/alba.shkupi.9/posts/25783171897948738?ref=embed_post