19/09/2024

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin “Politikanti”, emision i “Sloboden Pecat” ka deklaruar se do të jenë në ndihmë të VMRO-DPMNE-së për të gjetur zgjidhje tjetër, që sipas tyre është më e mirë se propozimi Francez.

Mexhiti, thotë se nëse opozita do ti fitojë zgjedhjet, do të jetë në ndihmë të VMRO-së për këtë.

Jovanovski: VMRO-ja nuk thotë se nuk janë pro-evropian, thonë se do të gjejnë zgjidhje tjetër?

“Ne do të ndihmojmë të gjejmë zgjidhje tjetër, nëse është e mundur”, është përgjigjur mes tjerash Mexhiti.

Kjo përgjigje e kreut të LD-së dhe prononcimi i mëhershëm i Taravarit për Kushtetutë Qytetare, që poashtu është kërkesë e VMRO-së, le të nënkuptohet se opozitarët shqiptarë janë në koordinim të vazhdueshëm me Mickoskin dhe janë duke përkthyer në shqip kërkesat e opozitës maqedonase.

Përgjigjen e Izet Mexhitit, mund ta gjeni në minutën e 26:50 në videon më poshtë: