Mbresa Hajrullahun fillimisht e kemi njohur si këngëtare me një zë të ëmbël e magjepsës.
Pastaj e kemi parë si konkurrente të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe e arriti finalen e tij.
Pas përfundimit të aventurës së Bigut, Mbresa na erdhi si prezantuese e Big Talk, të Big Brother VIP Kosova 2.
Por së fundmi ajo iu ngjit skenës së Prive-s, ku moderatore ishte e njohura, Liberta Spahiu.
