19/04/2026

Trajneri i ri i Lecces është Luka Goti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

56-vjeçari ka firmosur deri në fundin e sezonit dhe nëse nuk zbresin nga kategoria atëherë kontrata do i rinovohet automatikisht deri në verën e vitit 2025.

Ai ka drejtuar më parë Udinezen dhe Specian në Serie A.Skuadra ku luajnë Ylber Ramadani, Medon Berisha dhe Kastrioti Dermaku renditet përkohësisht në vendin e 16-të në Serie A. Goti do të debutojë me Leçen në duelin në transfertën përballë Salernitanës së vendit të fundit.