LONDON, ENGLAND - MARCH 09: Kai Havertz of Arsenal celebrates scoring his team's second goal during the Premier League match between Arsenal FC and Brentford FC at Emirates Stadium on March 09, 2024 in London, England. (Photo by David Price/Arsenal FC via Getty Images)
Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Brentfordit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit me anë të Declan Rice, në minutën e ’19, pas një asistimi nga Ben White.
Pak para se të kryhej pjesa e parë Yoane Wissa shfrytëzoi gabimin e portierit të Arsenalit Aaron Ramsdale, për të barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, Topçinjtë pas shumë tentimeve e gjetën golin e epërsisë sërish dhe të fitores me anë të Kai Havertz, pas harkimit fantastik të White.
Arsenali pas fitores kalon momentalisht në vendin e parë në Premier League, me 64 pikë të grumbulluara, me një pikë më shumë se Liverpooli dhe dy më shumë se Manchester City, që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pikërisht këto dyja do të ballafaqohen nesër duke filluar nga ora 16:45. /Klankosova.tv.
