PSG's Lee Kang-in fights for the ball with Lille's Edon Zhegrova during the French League One soccer match between Lille and PSG at the Pierre Mauroy stadium in Villeneuve d'Ascq, northern France, Sunday, Dec 17, 2023. (AP Photo/Michel Spingler)
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka përfunduar si pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e Lille ndaj Sturm Grazit. Gjatë të enjtes mbrëma u zhvilluar ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës në Ligën e Konferencës, ku luajtën edhe disa futbollistë shqiptarë.
Njëri nga ta ishte edhe Edon Zhegrorva, i cili me skuadrën e tij, Lille fituan në udhëtim te Sturm Grazi me rezultat 3-0. Njëri nga golat e ndeshjes u shënua pikërisht nga ylli i Dardanëve, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 71-të.
Paraqitja e mirë në këtë ndeshje bëri që Zhegrova të vlerësohet lartë nga faqja e specializuar e statistikave, SofaScore.
Zhegrova mori notën 8.0 dhe përfundoi në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Konferencës.
