Drenusha Latifi, pak ditë më parë ka shokuar publikun me rrëfimin e saj për dhunën që ka përjetuar nga ish bashkëshorti i saj.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ajo ka ndarë me ndjekësit një mesazh të fortë dhe motivues drejtuar grave që kanë mbijetuar dhunën në familje, shkruan lajmi.net.
“Dhuna ndaj gruas është një shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë. Andaj, zëvendëso dhunën me dashuri: respekto jetën dhe integritetin e gruas”, u shpreh Latifi në një video-mesazh të ndarë në rrjetet sociale, të cilin e ka konceptuar si pjesë e një nisme për ndërgjegjësim realizuar nga Kuvendi Rinor në Komunën e Prishtinës.
Ky mesazh vjen si një dritë shprese dhe mbështetje për ato që janë përballur me dhunën.
Latifi përmes këtij mesazhi shpreson të frymëzojë të tjerët që të angazhohen në përpjekjet për të ndalur dhunën ndaj grave dhe për të krijuar një mjedis ku ato ndihen të sigurta dhe të mbështetura./Lajmi.net/download-(2)
