Juventus forward Paulo Dybala warms up ahead of the Champions League round of 16 first leg soccer match between Atletico Madrid and Juventus at Wanda Metropolitano stadium in Madrid, Wednesday, Feb. 20, 2019. (AP Photo/Andrea Comas)
E përditshmja katalanase “Sport.es” raporton se Paulo Dibala mund të transferohet te Barcelona gjatë merkatos verore. Argjentinasi pritet të largohet nga Roma, nëse nuk arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Dhe klauzola prej vetëm 12 mln eurosh për klubet jashtë Serie A, lehtëson kalimin e 30-vjeçarit në “Camp Nou”.
Barcelona e sezonit të ri nuk do të ketë Çavin në pankinë. Me këtë të fundit që kohë më parë u shpreh se Dibala është një futbollist i mbivlerësuar dhe i panevojshëm për Barcelonën. Por Çavi do të largohet në fundin e këtij sezoni.
“Prioriteti i kampionit të botës është Spanja, pavarësisht se ka disa oferta edhe nga Premier Liga”, shkruan e përditshmja iberike.
Uest Hami është një nga klubet angleze që është gati të paguajë klauzolën e mesfushorit të avancuar, ndërkohë që pëlqehet edhe nga Atletiko Madridi. Gjithsesi, Deko, drejtori sportiv i Barcelonës, po e mendon seriozisht pagimin e 12 mln eurove për kartonin e një futbollisti që vlen shumë më tepër se kjo shumë.
Gjatë këtij sezoni, edhe pse është dëmtuar disa herë, Dibala ka arritur të shënojë 13 gola dhe të dhurojë 7 asiste për shokët e skuadrës.
