19/04/2026

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi shiu dhe reshjet e papritura të borës kanë goditur zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës.

22 fëmijë janë midis viktimave, shumë prej të cilëve i ka zënë rrëshqitja e dheut, thanë autoritetet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi.

Ekspertët u befasuan nga bora pasi Pakistani është zakonisht i lagësht në mars.

Mushtaq Ali Shah, ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike. Ai shtoi se një stuhi e lehtë breshëri që zgjat “për disa çaste” nuk do të ishte aq befasuese, por është e pazakontë që kjo të vazhdojë për mbi 30 minuta, transmeton Klankosova.tv.