20/04/2026

Një romancë e re duket se ka lindur mes të famshmëve shqiptarë.

Fjala është për nutricionisten Diola Dosti që pas ndarjes, me shumë gjasë, dashurinë e ka rigjetur prapë në Kosovë.

Sipas burimeve të këtij mediumi, nutricionistja është në lidhje me biznesmenin kosovar, Erolld BelegunBurime për Prive.al kanë rrëfyer se dyshja janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit.

Diola dhe Erolldi frekuentojnë të njëjtat vende dhe shihen shumë të lumtur.

Diola dhe Erolldi, sigurisht jo rastësisht, kanë postuar nga e njëjta villë ku po kalojnë fundjavën bashkë.

‘Jeto, dashuro, shijo’, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e Erolldit.