19/04/2026

SPB Tetovë njofton se sot (28 shkurt) nga ora 09:00 deri në ora 15:00 në hapësirën e gjerë Tetovë – Gostivar është kryer kontroll aksionar kundër shoferëve të cilën lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjatë të cilit janë gjobitur gjithsej 77 vozitës (TE-67 dhe GV-10).

“Tre prej tyre (TE) tejkaluan shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se ajo e lejuar, 9 (TE) dhe 1 (GV) me më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se ajo e lejuar. Përveç kësaj, janë sanksionuar 34 drejtues automjetesh (TE) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e paraparë në vendbanim, si dhe 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-1 dhe GV-1”).

“Për Drejtuesit e automjeteve që kanë kryer kundërvajtjet u është përgatitur gjobë nga 45 deri në 400 euro, ndërsa atyre që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar për më shumë se 70 apo 50 kilometra në orë, përkohësisht iu hiqet patentë shoferi për një periudhë prej tre muajsh deri në një vit”.

closevolume_off
“SPB Tetovë apelon te drejtuesit e automjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë plotësisht shenjat e komunikacionit”, thonë nga SPB Tetovë.