Jennifer Aniston nxiti thashetheme pasi shfaqi një diamant të madh me shkëlqim në gishtin që njihet si “gishti i fejesës” në SAG Awards.
Ylli i “Friends”, i cili më parë ishte martuar me aktorin e Hollivudit, Brad Pitt dhe më vonë me Justin Theroux, thuhet se është fejuar edhe pse publikisht nuk dihej se është në lidhje dashurie.
Që prej ndarjes nga Theroux, Aniston nuk është takuar zyrtarisht me askënd dhe as nuk është lidhur me askënd për pesë vitet e fundit, konfirmoi një raport nga Daily Mail.
Një burim tha se Aniston e do dikë që është e kundërta e burrave me të cilat ka qenë më parë.
“Jennifer ka qenë gjithmonë në lidhje me aktorë dhe muzikantë, ky ishte tipi i saj, tani ajo po thotë se dëshiron të thyejë modelin e saj, të provojë diçka krejtësisht të re”, ka thënë ky burim.
