Policia e Shkupit ka intensifikuar kontrollet në rrugët e qytetit, me qëllim të parandalimit të shkeljeve të rregullave të komunikacionit. Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 153 masa ndëshkimore për shoferët që kanë kryer veprime të ndryshme të paligjshme.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 153 gjobat, nëntë janë për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për vozitje pa leje, shtatë për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, katër për kalim në semaforë të kuq, dy për mosrespektim të sinjalit stop, një për mosmbajtje të distancës së sigurisë dhe një për mosmbajtje të dokumenteve të nevojshme.
Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 120 masa të tjera për shkelje të ndryshme të ligjit për siguri në komunikacion rrugor. Policia ka bërë thirrje për të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe të jenë të kujdesshëm në trafik, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetët e tyre dhe të të tjerëve. (politiko.mk)
