20/04/2026

Juliana Nura, ish banorja e Big Brother VIP Kosova 1 ka folur për nevojën që ajo ka pasur për t’u larguar pak nga jeta e saj e përditshme për shkak të rendimit të shëndetit mendor.
Në një intervistë për lajmi.net, Xhuli ka treguar që ajo ka qenë në Amerikë për arsye të problemeve më shëndetin mendor dhe për t’i parë shtatë çudirat e botës, shkruani lajmi.net.

Ajo është pyetur nga gazetarja për reagimin e saj për vetëvrasjen e një vajzë që kishte ndodhur disa ditë më parë.“Unë reagoj çdo herë që ndodhin qeto fatkeqësi, se vetë kam qenë pre e një shantazhe të tillë, edhe atëherë kanë qenë më të rralla, vetëm për fytyra publike, se e kanë ditë se e kanë një familje më lekë, ndoshta kanë dashtë për përfitime personale, ku ta di unë. Sot është duke ndodh shumë, edhe ju kisha lutë çdo njeriu që, çun apo gocë, çka do që të jetë, nuk ka gjë më të rëndësishme së sa më qenë më shëndetin mendor korrekt”, ka thënë ajo.

Juliana, është shprehur së ajo i kupton së çka përjetojnë vajzat të cilat e mendojnë vetëvrasjen sepse edhe ajo ka kaluar në të njëjtën rrugë.

Ajo edhe ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha vajzat të cilat kanë probleme më shëndetin mendor.

“Nuk ka ndonjë gjë më me vlerë sesa jeta juaj, një herë e kemi dhuratë jetën”, ka thënë Xhuli. /Lajmi.net/

Video:download