Soccer Football - Champions League - Round of 16 - First Leg - FC Porto v Arsenal - Estadio do Dragao, Porto, Portugal - February 21, 2024 Arsenal's Gabriel heads at goal Action Images via Reuters/Peter Cziborra
Takimi i parë i raundit të 16 të Ligës së Kampioneve Porto-Arsenal ishte emocionues në fund të tij. Portugezët fituan kundër “topçinjve” falë një goli të shënuar nga Galeno në minutën e 93 të lojës. Festë në “Dragao” dhe befasi për anglezët, të cilët kthehen në Londër pa gjuajtur asnjëherë në portë, pavaërsisht se kontrolluan lojën. Siguri në prapavijë portugezëve u dha Pepe, lojtari më i vjetër që luan në fazën e eliminimit direkt të kompeticonit, në moshën 40-vjeçare. Në fund të sfidës, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta analizoi lojën e ekipit të tij.
“Ne dominuam lojën, por na mungoi qëllimi! Tani është e qartë, u luajt pjesa e parë! Nëse dëshiron të jesh në çerekfinale, duhet të mposhtësh kundërshtarin. Ky do të jetë qëllimi dhe plani për sfidën e kthimit. Ta realizojmë këtë së bashku me tifozët tanë!”, u shpreh Arteta.Për trajnerin e Portos, Serxhio Konceiçao, ekipi i tij bëri një paraqitje të mirë.
“Sa i përket ndeshjes, jam i kënaqur me punën që kanë bërë lojtarët tanë. Kuptuan lojën e rivalëve, jo vetëm në sulm, por edhe në mbrojtje. Duhej të ishim pothuajse perfekt në mbrojtje për të mos lejuar Arsenalin të godiste në portën tonë”, tha ai.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 mars në stadiumin “Emirates”.
Klan News
