22/04/2026

Ajo është njëra nga artistet shqiptare më të dashura që merr vëmendje shpesh në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Tuna Sejdiun, e cila po vazhdon të jetë aktive me fotografi e video në Instagram. Bukuroshja nga Maqedonia momentalisht ndodhet në Zvicër dhe me këtë rast nuk ka ngurruar të sjell disa imazhe të reja.

download-(4)

Bëhet fjalë për një paraqitje elegante dhe provokuese, ku vë në pah linjat trupore. E veshur tërësisht në të zeza, krijuesja e hitit “A don hala” mori vëmendjen edhe të fansave. Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

E fundit këngë e lansuar nga Tuna mbetet “Ani” në bashkëpunim me Markel Gogën.