Shkup, 19 shkurt – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, i cili do të zgjasë deri më 15.03.2024
Duke filluar nga data 15.11.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur për komunikacion të automjeteve. Në atë vend do të vendoset sinjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024.
