Duke i komentuar, ndodhitë brenda Aleancës për Shqiptarët, zëvendëskryeministri Artan Grubi ka thënë se një gjë e tillë ishte paralajmëruar nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski publikisht.
Thotë se për rastin në fjalë e kanë njoftuar kolegët brenda Qeverisë që vijnë nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët sipas Grubit janë të bindur se Sela gëzon mbësthetjen më të madhe brenda në parti.
“Sipas fjalimeve që i kishin në Kongres mbrëmë, del që kjo është një plan nga Mickoski dhe Taravari. Sepse është një gjë të cilën Mickoski edhe e ka paralajmëruar në media, në mënyrë publike. Ajo që dijë, që më kanë informuar kolegët që nga ASH-ja janë pjesë e Qeverisë është se Ziadin Sela 2/3 e partisë është reshtuar pas Ziadin Selës dhe jo krah Taravarit”, tha Grubi mes tjerash.
