Mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Mërzenci-Gjevgjeli, nëpunësit e policisë kanë privuar nga liria M.K. (21) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandë me emigrantë”, përcjell TV21.
“Më herët, te f. Negorci-Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë dhënë shenjë për ndalimin e automjetit të pasagjerëve “folkswagen passat” të cilin M.K. e ka drejtuar, por ai ka vazhduar me vozitjen dhe në afërsi të f. Negorci e ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të arratiset, pas çka është kapur dhe është privuar nga liria. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur shtatë persona emigrantë, prej tyre katër nga Siria, një nga Nepali, një nga Egjipti dhe një nga Palestina”, kumtoi MPB.Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse emigrantëtjanë transferuar në Qendrën Tranzitore për Pranim në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokuror Publik, kundër personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës.
