18/01/2025

Një nga emrat shumë të njohur të konfirmuar si pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ishte dhe Samanta Karavella.

Kënga ‘’N’majë’’ e këngëtares së njohur ishte në mesin e këngëve të përzgjedhura dhe pretendente për fitore por ajo nuk do të konkurrojë.

Gjesi nga burime ekskluzive afër Samantës ka zbuluar se artistja është tërhequr nga Festiviali.

Arsyet nuk dihen ndërsa thuhet se menaxhmenti dhe këngëtarja do t’i zbulojnë pasi të përfundojë i gjithë festivali.