20/04/2026

Armando Broja ishte lojtari që të gjithë prisnin në grumbullimin e fundit të Shqipërisë, i konsideruar me të drejtë nga të gjithë si një lojtar që mund ta ndihmonte akoma dhe më tepër këtë grup për siguruar kualifikimin në europianin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi nga Malësia e Madhe pati një shqetësim në gju

Ekzaminimet treguan se lëndimi nuk ishte serioz, diçka që konfirmohet dhe në këtë fundjavë, për shkak se futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore të Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.