20/04/2026

Mbrëmja e kaluar e “Dancing with the Stars” ka sjellë debate të shumta mes konkurrentëve dhe antarëve të jurisë. Një ndër debatet e komentuar së shumti ka qënë edhe ai mes Sardi Strugaj dhe Lori Balës.

Mbrëmja e kaluar e “Dancing with the Stars” ka sjellë debate të shumta mes konkurrentëve dhe antarëve të jurisë. Një ndër debatet e komentuar së shumti ka qënë edhe ai mes Sardi Strugaj dhe Lori Balës.

Sardi dhe Erisa, në një kërcim kontemporan kërcyen mbrëmë nën ritmin e këngës së Benjamin Clementine – I won’t complain.

Lidhur me këtë performancë, Lori Bala është shprehur: “Më erdhi gjithë gjendja. Më erdhi gjithë trishtimi që kishe. Vajza ka kërcyer më shumë. Në gjysmën tjetër të performancës nuk je impenjuar. Nuk jam dakord për kaq shumë padjeshka”.

Nisur nga ky koment, Sardi ka reaguar duke i rikujtuar Lorit se ajo ka qënë vet në këtë pozicion dhe duhet të marrë parasysh sakrificat e konkurrenteve.

Lori: Kam kërcyer vjet me Salsanon dhe kam kërcyer shumë bukur.

Sardi: Ishte shumë e ulët kjo që the. Ke vlerësuar një samba tjetër, më mirë se sambën që kërcyem ne. Edhe nga komentet e tjera që kemi marrë nuk ishte ashtu.

Lidhur me këtë debat, Lori ka bërë një postim ditën e sotme, përmes të cilit ka theksuar se e rëndësishme është respekti dhe vlerësimi ndaj njëri-tjetrit.

“Dy fjale për natën e mbrëmshme! “Dancing with the Stars” është program ku kryefjala është kërcimi! Si profesioniste e vlerësuar nga njerëz profesionistë këtë vit m’u bë ftesa të ulem në karrige dhe të gjykoj! Kjo ftesë u bë falë profesionalizmit, eksperiencës sime 9-vjeçare në “Dancing with the Stars”, falë disiplinës dhe jo-kompromisit që unë kam në profesionin tim! Nuk jeni balerinë! E di! Do toleroj?! Patjetër aty ku duhet! Do gjykoj?! Patjetër se për këtë jam aty! Kam qënë pjesë e skenës dhe sigurisht vipat që kam pasur në krahë janë gjykuar kam qënë apo jo dakord unë, me të drejtë apo pa të drejtë! E di më mirë se kushdo sakrificën dhe lodhjen mbrapa skene! Por kjo është gara! Rëndësi ka respekti dhe vlerësimi ndaj njëri-tjetrit! Secili është dikushi në profesionin e tij! Une uroj që në fund të gjithë kësaj eksperience ta keni shijuar dhe pse jo të rriteni artistikisht! Paqe dhe dashuri”, përfundon Lori shkrimin e saj në Instagram.