Milan-Roma ndeshja që u shoqërua me polemikat për shkak të infektimeve të Covid, dhuroi sot pasdite spektakël dhe debate për sa i përket arbitrimit.
Kuqezinjtë kanë demonstruar forcën e tyre në rinisjen e kampionatit italian, duke fituar me rezultatin 3 me 1 ndaj Romës së Murinjos.
Polemikat në fushë kanë të bëjnë me arbitrimin dhe disa vendime. Goli i parë u shënua në minutën e 8-të Giroud kaloi në avantazh vendasit me penallti dhe më pas Messias dyfishoi pas një gabimi në mbrojtjen e miqve në minutën e 17-të.
Abraham shkurtoi diferencën në 41’ por Roma protestoi për një rast të dyshimtë ku Zaniolo u mbajt në zone.
Gjithsesi pjesa e dytë nisi e fortë dhe me tensione, ndërsa Karsdord mori dy të verdhë dhe la Romën me 10 lojtarë.
Milani përfitoi në 82’ me Leaon për të vulosur rezultatin ndërsa më vonë edhe Mancini doli me të kuq teksa Ibrahimoviç gaboi një penallti në 94’.
Me këtë fitore, Milani afrohet dhe është vetëm 1 pikë larg Interit ndërkohe që zikaltërit nuk zbritën në fushën e lojës ndaj Bolognas
