20/04/2026

Pas fitores së madhe ndaj Republikës së Çekisë 3:0 të enjten mbrëma në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, Shqipëria të martën luan kundër Bullgarisë.

Shqipëria – Bullgaria luhet në “Air Albania” nga ora 18:00, por është ndeshje miqësore.

Për këtë ballafaqim do të ketë ndryshime në listën e Sylvinhos.

Janë larguar Keidi Bare dhe Mirlind Daku, ndërsa braziliani Sylvinho ka ftuar Marvin Çunin. Daku ka pasur tërheqje muskulore, kurse Bare është liruar pas kërkesës nga klubi i Espanyolit.

Çuni, që është pjesë e Frosinones në Serie A, ftohet për herë të parë te Shqipëria.

Ai më herët ka luajtur te Shqipëria U19, ku ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje.