Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Luciano Spalletti, e ka ftuar sulmuesin e Romës, Stephan El Shaarawyn, pasi Nicolo Zaniolo është detyruar të tërhiqet nga skuadra.
Sulmuesi i Aston Villas është përfshirë në skandalin e bastvënies dhe është marrë në pyetje bashkë me mesfushorin e Newcastlet, Sandro Tonalin, të enjten në mbrëmje.
Pasi u publikua lajmi, dyshja është larguar nga qendra stërvitore e Italisë.
I përfshirë në këtë skandal është edhe mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli.
Skandali i bastvënies është ende në fazën e hershme të hetimeve, por dyshohet se janë edhe 10 lojtarë të tjerë të përfshirë.
Italia luan me Maltën të shtunën dhe me Anglinë më 17 tetor, në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.Në vend të Tonalit është ftuar talenti i Torinos, Samuele Ricci.
