15/04/2026

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit, Fatmir Arifi përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook ka demantuar të gjitha pretendimet e Komisionit për Ndalim të Korrupsionit, lidhur me pronat e pasurinë e tij.

Deklaratën e kryetares së Komisionit, Arifi e quan të pasaktë, madje si dëshmi lidhur me pronat e apostrofuara nga Komisioni, ai ka bashkangjitur në postim dhe dëshmi-dokumentacione.

Arifi shkruan se do të ngrit edhe padi për shpifjet e pabaza që po bëhen ndaj tij.

Reagimi i plotë:

Demant!

Te nderuar,

Komisioni per ndalim të korrupsionit sot shpalosi të dhëna terësisht të pasakta në lidhje me pronat e mia personale me çrast demantoj në terësi pretendimet e Kryetares së komisionit.

Pronat e apostrofuara i posedoj qysh para shumë viteve.

dëshmi poseduese jane numrat arkivor për legalizim qysh prej vitit 2011 dhe po këto informacione une i kam dorezuar deri te komisioni për ndalimin e korupsionit.

Direve ne vinim do të ngris padi gjygjësore ndaj shpifjeve të pa baza që po bëhen ndaj meje.

Në fotografitë e mëposhtme mund ti gjeni edhe dëshmitë se kur janë pronat e legalizuara dhe se nuk jan blerë gjatë mandidatit tim.

Me respekt,

Fatmir Arifi

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=819025256680743&id=100057198278402&ref=embed_post