17/04/2026

Teksa i shprehte xhelozi e dashuri Uedës, Aleksandros bëri “gjëmën” në Love Island.

Ai u hodh shpejt në krahët e Eridës dhe ngacmimet që nisën si “të pafajshme”, përfunduan në puthje poshtë jorganit.

Tradhtia e tij u dokumentua me video gjatë Prime-it të së dielës, ndërsa Ueda e pa me sytë e saj të gjithë skenën.

Pasi mori fjalën, ajo u shpreh se tashmë u vërtetua që xhelozitë dhe shqetësimet e saj kishin arsye, ndërsa Aleksandros tregoi fytyrën e vërtetë.Mirëpo, ky i fundit ka shkuar t’i kërkojë falje Uedës për veprimin, duke u shprehur se u tregua “idjot”.