Shkup, 6 tetor – Gjatë ditës së djeshme në vend ka pasur gjithsej 23 zjarre aktive në ambiente të jashtme, nga të cilat katër janë ende aktive, njofton QMK.
Në komunën e Makedonski Brodit, në atarin e fshatit Belicë, tek vendi “Argulica”, digjet një pyll i rrallë me pisha në një terren shkëmbor dhe është pothuajse e pamundur që njerëzit të hynë në të dhe ta shuajnë atë, në Komunën e Velesit, afër fshatit Nezhilovë afër lokalitetit “Burimet e Babunës” digjet pyll ahu, në Komunën e Dollnenit, mes fshatrave Dollgaec, Strovia dhe Cërnilishtë është duke u djegur një pyll i rregulluar dhe në Komunën e Shtipit afër fshatit Puhçe bimësi e ulët dhe pyll.
