Së fundmi, Kiara është përfshirë në një përplasje me ndjekësit e saj, disa prej të cilëve i ka bërë edhe bllok në rrjetet sociale.
Këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një reagimi në Twitter, teksa shprehet se një fanse shpërndante informacione të rreme duke krijuar drama dhe lajme portalesh për të.
“Me vjen shume keq qe me duhej te beja unfollow nje nga mbeshtset tona me te medha ne twitter. Nuk doja por u detyrova duke qene se disa foto qe publikoheshin me detaje (sigurisht pa te keq), nga ana tjeter krijonin drama portalesh te pa nevojshme ne keto momente”, shkruan Kiara.
