20/04/2026

Mesfushori i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka folur edhe njëherë për ish-skuadrën e tij, Arsenalin.

Xhaka u largua nga Arsenali verën e kaluar për të kaluar te Bayer Leverkusen në Gjermani.Ai ka thënë se koha e tij tek Arsenali kishte prekur fundin dhe nuk mund të vazhdonte më tej, duke shtuar se në “Emirates” ishte një kaos i vërtetë.

“Koha ime tek Arsenali kishte mbaruar, kjo ishte e qartë kështu që vendosa të largohem, pasi mund të punosh në paqe këtu në Leverkusen. Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Tek Arsenali presioni është i ndryshëm. Por ne kemi ambicie të larta, pasi kemi potencial të madh në skuadër”.