Të mërkurën rreth orës 18:10, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 41-vjeçarin L.P. nga Tetova, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kishte refuzuart urdhrin e policisë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
