19/04/2026

Pas debatit të ashpër që patën në ‘Prime’ Xhoana dhe Sofiela janë sqaruar dhe me sa duket mes tyre nuk ka më hatërmbetje.

Në një bisedë miqësore ato pranojnë se sado që grinden me njëra-tjetrën, përsëri flasin.

Xhoana është shprehur: “Zihemi 20 herë në javë dhe përsëri flasim.”

Nga ana tjetër edhe Sofiela duket se ndan të njëjtin mendim me të dhe ka shtuar: “Unë e kam xhan këtë budallaqen.”

Kujtojmë se vajzat kanë pasur një përballje të ashpër në ‘Prime’, më shumë detaje për lajmin lexoni këtu.

Love Island Albania transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan./ Love Island Albania