Ditët e fundit Milano është kthyer në epiqendrën botërore, kjo jo vetëm nga ndeshjet e Inter apo Milan, por është java e modës dhe qindra bukuroshe sfilojnë për markat më prestigjoze.
Përveç modeleve të konfirmuara, si Izabel Goulart apo Melisa Sata, e pranishme edhe basketbollistja Valentina Vignali. Bukuroshja italiane, përmes një postimi në Instagram, ka bërë edhe humor. “Kam 12 orë me taka duke menduar se duhet të luaj nesër një ndeshje” – shkruan ajo.
Në fakt, ajo i është referuar pjesëmarrjes në javën e modës në Milano, por nuk harron të përmendë basketbollin, pasionin e saj të parë që e bëri të famshme.
Kohë më parë Vignali pranoi se fitonte më shumë nga publiciteti dhe nga rrjetet sociale sesa në parket në ndeshjet e basketbollit. Ajo i ka kaluar kufijtë e Italisë, si një nga bukuroshet që merr vëmendje sa herë që ajo poston foto të ndryshme, ku 2.6 milionë ndjekësit e saj nuk kursehen në komplimente në komentet e tyre.