LSDM-ja njoftoi se Partia Maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, po përballë probleme të mëdha të brendshme. Në një reagim, LSDM-ja e ftoi Mickoskin të zgjidhë zënkat brenda partisë së tij dhe të mos t’ia ngarkojë ato LSDM-së. Gjithashtu, LSDM-ja u shpreh se Mickoski po fsheh kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve të tij, duke shkaktuar pakënaqësi brenda partisë së tij.
“Mickoski për përçarjet dhe grindjet e brendshme në VMRO-DPMNE nuk duhet t’ia ngarkojë LSDM-së. I dëshpëruari Mickoski të mos ndërhyjë fare me LSDM-në në ballafaqimin e ndërsjellë dhe t’i zgjidhë vetë zënkat”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
“Publiku ende pret përgjigje nga Mickoski për marrëveshjet me Gruevskin. A po i fsheh kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve të tij, për shkak të pakënaqësisë që ndodhen brenda partisë së tij”, tha LSDM.
