MPB u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të veprojnë me përgjegjësi me të dhënat e tyre personale, të mos i ndajnë me persona të panjohur. Ky paralajmërim vjen pas një numri në rritje të lojërave të rreme në internet që reklamojnë çmime.
Njëkohësisht, qytetarët për të marrë pjesë në këto lojëra shpërblyese të cilat janë false, luten të bëjnë “like” në faqen dhe postimin konkret, të shkruajnë “Unë marr pjesë” në koment, si dhe ta shpërndajnë atë, për të përhapur sa më shumë lojën shpërblyese false. Më pas, krijuesit e këtyre lojërave shpërblyese false, u dërgojnë mesazh qytetarëve se janë fitues të një çmimi dhe për ta kërkuar atë duhet të japin të dhënat e tyre personale, të dërgojnë një foto të letërnjoftimit (të dyja palët), si dhe një foto të mbajtësit të letërnjoftimit.
