Al Hilal bën gati planin, Messi dhe Busquets në Arabinë Saudite?


Al Hilal po bën gjithçka që mundet për të nënshkruar me Lionel Messin dhe Sergio Busquets në fund të sezonit, sipas Relevo.

Si fillim, skuadra e Arabisë Saudite dëshiron të bindë Busquets që t’i bashkohet pas njoftimit të tij për largimin nga Barcelona.

Kështu, mesfushorit i ofrohen 15 milionë euro në sezon për të nënshkruar kontratën. Dhe ata shpresojnë se pranimi i tij do të ndihmojë në bindjen e mikut të tij Messi të transferohet në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, Al Hilal tashmë ka një plan për ta bërë Messin lojtarin më të paguar në historinë e futbollit. Raportet thonë se ata janë gati të rritin ofertën deri në 400 milionë euro.

Share post: