07/10/2024


Maldini edhe një herë e konfirmon qëndrimin e Leao

Tifozët e Milan përjetuan dëshpërimin të martën në mbrëmje pasi u eliminuan nga gjysmëfinalja e “Champions League” nga rivali Inter, me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Por nga drejtori i klubit, Paolo Maldini, u konfirmua një lajm pozitiv, qëndrimi i yllit Rafael Leao.

“Rafael Leao do të nënshkruaj kontratën e re shumë shpejt, është 100% e sigurtë. Detajet e fundit do të kompletohen ditëve në vazhdim”, tha Maldini.

Marrëveshja e re në mes të klubit italian dhe portugezit, do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.