Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shkëmbejnë puthje në buzë gjatë një live në Instagram.
Këto ditë kanë qenë ndër emrat më të përfolur në media e shtypin rozë.
Bëhet fjalë për çiftin e krijuar në Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
Ata së fundmi janë shfaqur së bashku në një live në Instagram, ndërsa kanë shuar zërat se janë ndarë – siç u aludua.
Në një moment me kërkesën e fansave, Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthje në buzë.
Luizi ndërkaq u shpall fitues i edicionit të dytë të BBVA dhe mori plot 100 mijë euro.
I njëjti po shijon në masë të madhe famën e tani ka nisur edhe me koncerte brenda trojeve shqiptare.