23/02/2024


Interi e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve, e zhvilluar të mërkurën mbrëma.

“Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.

Sfida e parë e “Derby della Madoninna” ngjalli interesim tejet të lartë, si asnjëherë më parë.

Stadiumi ishte i stërmbushur me tifozë, me Milanin që përfitoi miliona euro nga biletat e shitura, shifra këto rekorde.

Media italiane raportojnë se kuqezinjtë mbushën arkat me 10.4 milionë euro nga biletat e shitura.

Një rekord i ri ky në futbollin italian në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar 9.1 milionë të fituara nga Milani në përballjen ndaj Tottenhamit në edicionin aktual.

Ndeshja e dytë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal luhet javën e ardhshme, gjithashtu në stadiumin “San Siro”.

Ekipi që shkon në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër Manchester City – Real Madrid.