U rrëzua gjatë kalërimit, finalistja e Miss Universe ndahet nga jeta në moshën 23 vjeçare

Finalistja e Miss Universe, Sienna Weir, ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare.
Mësohet se Sienna ishte përfshirë në një aksident me kalërim që ndodhi më 2 prill.
Ajo kishte qenë duke hipur në Windsor Polo Grounds kur kali i saj ra, dhe ajo mbeti me lëndime të rënda para se të dërgohej në spitalin Westmead të Sidneit.
Sienna ishte një influencuese e re, e cila ishte një finaliste në New South Wales për Miss Universe Australiane në 2022.
Miqtë zemërthyer dhe familja e modeles nga Sidnej, Sienna Weir, kanë bërë homazhe për “engjëllin” e tyre pas raportimeve se ajo ishte hequr nga një aparaturat që e mbanin në jetë.

Share post: