23/02/2024

Real Madridi e ka fituar trofeun e parë për sezonin 2022-2023.

“Mbretërit” triumfuan ndaj Osasunas me rezultat 2-1, në finalen e shtunës në Kupën e Mbretit.

Dy golat e fitores për Real Madridin i shënoi Rodrygo. Fillimisht braziliani shënoi në pjesnë e parë. Teksa rezultati u barazua nga Osasuna në pjesën e dytë, pas një goli të bukur nga Lucas Torr, në minutën e 58’.

Rodrygo e gjeti cakun e golit edhe njëherë tjetër në minutën e 70’, kështu duke ia siguruar trofeun e parë madrilienëve.

Reali është në garë edhe për Ligën e Kampionëve, ku do të përballen me Manchester Cityn, në gjysmëfinalen e parë.

Ndryshe, Real Madridi e fiton Kupën e Mbretit për herë të 20-të në histori të klubit. /Klankosova.tv.