21/01/2026


Tri klube të njohura angleze raportohet se kanë dërguar oferta zyrtare për të marrë shërbimet e Raphinhas.

Chelsea, Arsenal dhe Newcastle janë skuadrat që kanë nisur oferta zyrtare në drejtim të agjentit të brazilianit, Decos.

Barcelona është e gatshme të shesë Raphinhan nëse ka oferta rreth 70-80 milionë euro.

Raphinha erdhi te Barcelona në verën e kaluar, megjithatë nuk i ka përmbushur në maksimum pritshmëritë e klubit katalonas për të.