09/11/2024

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i ftuar në emisionin ARGUMENT në TVM2 ka deklaruar se shumica parlamentare po bisedon me deputetë që mbështesin frynëb pro-evropiane brenda opozitares VMRO-DPMNE me qëllim që të arrihet deri te ndryshimet e nevojshme kushtetuese që vendi të ecë pa panegesa në rrugën e saj drejt BE-së.

“Ne po bisedojmë me deputetët e opozitës, jam i bindur nga kontaktet që kam se ka frymë europiane brenda VMRO DPMNE-së, ka frymë që nuk pajtohet me politikat e udhëheqësisë aktuale të VMRO DPMNE-së dhe unë vlerësoj se me punë të sinqertë me këtë grup të deputetëve, me këtë grup europian brenda koalicionit të VMRO DPMNE-së, ne do arrijmë që ta bëjmë edhe këtë ndryshim dhe përfundimisht të arrijmë politikën e zero problemeve apo çështjeve të hapura me fqinjët në mënyrë që të ecim përpara”, tha Grubi.

Sipas tij, formimi i frontit europian është jetik.

“Ideja e z.Ahmeti për krijimin e një fronti europian të të gjitha forcave polike është e një rëndësie të veçantë, për arsye se është mënyra e vetme për tu larguar nga politikat izoluese të cilat na sjellin konflikte të brendshme midis partive politile dhe forcave që janë pro BE -së dhe të cilat e pengojnë integrimin në BE. Unë vlerësoj se kjo është formula e daljes nga ky qorsokak , në të cilin po na fut opozita”, nënvizoi zëvendëskryeministri i parë Grubi.(Indeks.mk)