09/11/2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot mbajti koordinim të rregullt në të cilin, sipas praktikës së vendosur në mandatet e tij, ftohen koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend.

Njëra nga pikat e Rendit ditor ishte edhe prezantimi i Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d para deputetëve në Kuvend.

Duke e marrë parasysh atë se Marrëveshja është e klasifikuar, gjegjësisht vetëm deputetët që janë bartës të certifikatave të sigurisë kanë mundësi të shohin përmbajtjen e saj.

Marrëveshja do të shqyrtohet në seancë të Komisionit që do të jetë e mbyllur për publikun dhe në të do të marrin pjesë vetëm deputetët të cilët posedojnë certifikatë sigurie.

Qëndrimi i të pranishmëve në koordinim është se, duke e pasur parasysh atë se nisma është e opozitës, ndërsa opozita nuk merr pjesë në koordinim; opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te Kryetari dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet Marrëveshja.

Menjëherë pas hapjes së seancës së komisionit, deputetët do të prononcohen për mbylljen e seancës për publikun. /Indeks.mk