09/11/2024

Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi në Manifestimin tradicional ‘Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur” në Sllupçan u shpreh se më 2 maj nisi rrugëtimi i shqiptarëve për fitimin e të drejtave të tyre.

‘Populli ynë ka një histori të begatshme, e kemi dëshmuar këtë dhe në vitin 2001, kur më krismat e para nga kjo brigadë nisi rrugëtimi për lirinë dhe të drejtat e shqiparëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk harrohen kurrë heronjtë, dëshmorët, gratë, fëmijët, pleq e plaka që I bënë ballë asaj rezistencë dhe fituam lirinë dhe të drejtat e merituara. Sot I kujtojmë me krenari, ndërsa ne plotësojmë amanetin e tyre me punë të mira”, deklaroi Arifi.