Kryetari i BDI Ali Ahmeti me rastin e vdekjes së lokes Lebibe, nënës së dëshmorit Isa Lika ka shprehur ngushëllime gjithë familjarëve dhe të afërmve të familjes Lika.
Postimi në vazhdim:
Me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të lokes Lebibe Lika, nënës së dëshmorit të kombit, Isa Lika.
Shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjes së nderuar Lika për humbjen e tyre të madhe. Të rrojnë e ta kujtojnë gjithmonë me krenari.
Madhështia e zemrës së saj për të edukuar fëmijët në frymën e atdhedashurisë do të mbetet e paharrueshme ndër ne.
U prehtë në paqe!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=776766927150765&set=a.465898708237590