Moderatorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi, është duke shijuar pritjen e dytë të ëmbël ashtu siç është më së miri.
Ditën e sotme bëri të ditur se ka nisur pushimet luksoze në Spanjë, shkruan Indeksonline.
Nga atje bukuroshja ndau disa imazhe duke ekspozuar edhe barkun e rrumbullakosur.
“Hapim zyrtarisht sezonin”, shkroi krahas postimit, në të cilin mori pëlqime e komente të shumta nga fansat e saj.
Kujtojmë që ajo dhe bashkëshorti Besnik Krapi janë martuar në shtator të vitin 2019./Indeksonline/