Fustani i ngushtë ia thekson format bombastike Kim-it

Derisa xhirimet në American Horror Story po vazhdojnë, Kim Kardashian u kujdes që edhe kësaj here të shfaqet ekzotike me veshjen e saj.

42 vjeçarja theksoi hiret trupore me një fustan ngjyrë hiri, transmeton Indeksonline.

Si gjithmonë, edhe kësaj radhe ishte e grimosur ndërsa flokët i kishte të lidhura.

Ajo ende nuk ka bërë paraqitje publike në xhirimet e sezonit të 12-të të antologjisë horror FX.

Xhirimet kanë nisur ditën e hënë me aktoren Cara Delevingne dhe Emma Roberts./Indeksonline/

Share post: